Arbeloa merr përgjegjësinë pas eliminimit tronditës të Real Madridit nga Copa del Rey

0
51

Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka reaguar pas humbjes së papritur dhe të dhimbshme që “Los Blancos” pësuan ndaj Albacetes në kuadër të Copa del Rey.

Skuadra madrilene u eliminua pas vazhdimeve, duke u mposhtur 3:2 nga ekipi i kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, i cili arriti një fitore historike përballë gjigantit madrilen.

Pas përfundimit të ndeshjes, Arbeloa doli para mediave dhe mori mbi vete gjithë përgjegjësinë për këtë rezultat zhgënjyes, duke theksuar se në Real Madrid edhe barazimi konsiderohet rezultat i papranueshëm, e aq më tepër një humbje e tillë.

Ai theksoi se vendimet për formacionin, mënyrën e lojës dhe zëvendësimet ishin të gjitha të tijat, duke nënvizuar se faji për eliminimin i takon plotësisht atij.

Megjithatë, Arbeloa nuk la pa përmendur angazhimin e lojtarëve, të cilët i falënderoi për përpjekjen dhe profesionalizmin e treguar në fushë, si dhe për pritjen pozitive që i kanë bërë atij si trajner i ri i skuadrës.

Eliminimi nga Copa del Rey pritet të rrisë presionin mbi Real Madridin, teksa Arbeloa përballet me sfidën e parë të madhe në krye të bankinës madrilene./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here