Arban Hisari nga Prizreni raportohet i zhdukur, policia e familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

0
292

Arban (Dashnor) Hisari, një 26 vjeçar nga Prizreni, është raportuar i zhdukur nga familja e tij më 24 dhjetor 2024.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kërkon bashkëpunimin nga të gjithë qytetarët  që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë.

“Me datë 24 Dhjetor 2024 nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur. Personi Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet.

Policia në bashkëpunim edhe me familjen e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here