Araujo rinovon me Barçën, klauzolë “e frikshme” lirimi

0
417

Barcelona dhe Ronald Araujo kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2026. Ky lajm është bërë publik nga vetë klubi katalanas në një postim në faqen zyrtare në “Twitter” ku vetë 23-vjeçari zbulon se do vazhdojë të jetë pjesë e Barçës edhe për 4 vite të tjera.

Uruguajani u bashkua me skuadrën “blaugrana” në vitin 2020 dhe në një kohë të shkurtër u bë pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe pati një rritje të ndjeshme në performancë. Gjatë këtij sezoni mbrojtësi ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 4 gola.

Barcelona gjithashtu bëri me dije se klauzola që i është vendosur Araujos është plot 1 miliard euro. Lojtari kishte pasur disa oferta tunduese nga klubet e Premier League, megjithatë dëshira e 23-vjeçarit ishte vazhdimësia te katalanasit./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here