Arabia Saudite synon transferimin historik të Vinicius Jr – ofertë mbi 250 milionë euro

0
67

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, është në shënjestrën kryesore të klubeve saudite në prag të afatit kalimtar veror. Mediat raportojnë për një ofertë marramendëse prej mbi 250 milionë euro, që do të thyen çdo rekord në historinë e futbollit, shkruan 04 Online.

Arabia Saudite po përpiqet ta sjellë brazilianin në ligën e saj si pjesë e një projekti ambicioz për rritje globale të imazhit sportiv. Organizatorët besojnë se transferimi i Vinicius-it do të ishte një hap strategjik dhe simbolik për të ardhmen e kampionatit.

Në Madrid, dilemat janë të mëdha, ndërsa oferta është e parezistueshme financiarisht, shumë tifozë dhe zyrtarë e shohin Vinicius-in si liderin e së ardhmes së klubit. Një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, por një verë e zjarrtë pritet në “Santiago Bernabéu”./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here