Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

0
81

Klube të fuqishme saudite po përpiqen të tundojnë yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, me një ofertë që ka tronditur botën e futbollit.

Sipas “Give Me Sport”, sulmuesit brazilian i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me një pagë neto totale prej 1 miliard euro!

Oferta e jashtëzakonshme do ta bënte Viniciusin një nga lojtarët më të paguar në historinë e sportit, duke tejkaluar shifrat rekord që janë parë deri më sot në Arabinë Saudite për yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema apo Neymar.

Ky propozim vjen në një moment kur Vinicius është një nga figurat më të rëndësishme të Real Madridit, transmeton Gazeta Express..

Megjithatë, mbetet të shihet nëse braziliani do të tundojë nga pasuria saudite apo do të zgjedhë të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Santiago Bernabéu” dhe të ndërtojë një trashëgimi të madhe me “Los Blancos”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here