Apelon Spitali i Pejës: Kujdes me ushqimin për Bajram

0
72

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajrami, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës ushqimore në këtë periudhë festive.

Përmes një njoftimi në facebook, ky institucion shëndetësor ka rikujtuar se festat shoqërohen me tryeza të pasura, por konsumimi i tepërt i ushqimit mund të ndikojë negativisht në shëndet.

Ndër rekomandimet kryesore, spitali këshillon qytetarët të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave si dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.

Gjithashtu, theksohet rëndësia e konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë ditës, si dhe mbajtja e një niveli të caktuar të aktivitetit fizik.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fspitalipeje%2Fposts%2Fpfbid0HmAEJ4g6dzqWu1vuWvYPSqAVUGZvfxAVRiX3Pg8obLGKh3WbCUwCyy527b7yDoeRl&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here