Antony Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

0
26

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka uruar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në emër të Shteve të Bashkuara të Amerikës Blinken ka shprehur urimet më të mira për popullin shqiptar, teksa më tej ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”,  Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here