Antigona Bytyqi, kandidate për deputete nga PDK-ja, po vazhdon të gjejë mbështetje të fortë nga qytetarët.
Bytyqi tha se përkrahja për PDK-në është në rritje çdo ditë, dhe këtë ajo e argumentoi me takimin e fundit me nëndegët “Gani Qavdërbasha”, “Shaban Polluzha” dhe “Xhevdet Doda” në Vlashnje, duke thënë se ishte një sukses i madh.
Postimi i plotë i Bytyqit:
Përkrahja për PDK-në nuk ka të ndalur.
Ajo po rritet çdo ditë e më shumë.
Sonte me nëndegët “Gani Qavdërbasha”, “Shaban Polluzha” dhe “Xhevdet Doda”
Në Vlashnje salla nuk i zuri të pranishmit, tregues se vizionit të PDK-së po i besojnë qytetarët