Antidroga zbarkon në një lokal në Prizren: Sekuestrohen 6 qese me kokainë, arrestohet pronari

0
298
Foto: Ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një aksion kundër drogës është zhvilluar edhe mbrëmë  në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku Policia ka kryer kontroll në një lokal me muzikë live, nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për lokali “Nidi”, ku Njësia e Antidrogës ka zbarkuar pas mesnate dhe ka kryer bastisje, me ç’rast janë gjetur më shumë se pesë qese me substancë narkotike, të llojit kokainë.

Droga që u gjet është sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga ana e zyrtarëve policorë.  

Pas përfundimit të aksionit, për shkak të posedimit të drogës, pronari i loklait, F.H.,m është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është përdorues i drogës dhe i njëjti e ka pranuar një gjë të tillë edhe para hetuesve policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me provat e sekuestruara.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here