Njësia e Antidrogës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personit të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, janë sekuestruar disa qese me marihuanë.
Gjatë bastisjes janë gjet edhe telefona dhe mbi 100 euro para të gatshme, mëson Gazeta Sinjali.
Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.