Njësia e Antidrogës ka zhvilluar dje një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, është gjet një sasi e marihuanës dhe pajisje për përpunimin e rogës.
Aksioni është zhvilluar në rrugën “Sefedin Laqi”, nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të drogës.
Personi i dyshuar nuk është gjetur në shtëpi, por Policia gjatë kontrollit në objektet rreth – në stallën e bagëtive të familjes ka gjetur dhe sekuestruar rreth 90 fara të kanabisit.