Orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos, i cili do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike për të përcaktuar shkallën e shqetësimit muskulor të ndier në ndeshjen ndaj Al Fayhas.
Sulmuesi i Al Nassr u zëvendësua në minutën e 81-të pasi ndjeu lodhje në bicepsin femoral. Sipas trajnerit Jorge Jesus, bëhet fjalë për një lodhje muskulore dhe jo për diçka serioze, por vetëm ekzaminimet do ta japin përgjigjen përfundimtare dhe do të sqarojnë kohën e rikuperimit.
Ndërkohë, kalendari i skuadrës ka marrë një pauzë të detyruar. Ndeshja e Ligës së Kampionëve Aziatike ndaj Al Wasl është shtyrë nga AFC për arsye sigurie, çka i jep Al Nassrit më shumë kohë për ta menaxhuar me kujdes gjendjen e liderit të saj, Ronaldos./04 Online














































