Një qytetar ka hapur një peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por këtë nuk e kanë nënshkruar as 50 qytetarë, ata deklarohen pa vullnet edhe në pyetjet e T7 për peticion dhe protesta.
Vendimin e morën. 15% më shtrenjtë do të paguajnë qytetarët e Kosovës energjinë elektrike.
Por kjo duket se po i pengon vetëm një numri të vogël qytetarësh.
Kjo pasi që një peticion që e ka nisur Fatmir Kabashi, nuk arriti as 50 nënshkrime.
Duket se pjesa më e madhe e qytetarëve, po e shohin të arsyeshëm këtë vendim për shtrenjtimin e rrymës.
Edhe ata që e kundërshtojnë atë e bëjnë në mënyrë ironike.
Megjithatë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po kërkojnë mobilizim nga ta, duke përmendur edhe protesta.
Kurse profesori universitar Bashkim Mustafa, tregon nëse xhepi i qytetarëve mund të përballoj këtë rritje.
E a mund të evitohej ky shtrenjtim?
Kryesuesi i ZRRE-së kishte thënë se ky vendim është një rritje minimale për të siguruar energji elektrike të vazhdueshme për këtë vit dhe 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm.