Anglia ka kaluar në gjysmëfinale pasi e mposhti Zvicrën me anë të penalltive.
Anglezët shënuan pesë penalltitë, ndërsa zviceranët e huqën të parën, duke ia shuar kështu shpresën për ta bërë historinë, të kualifikoheshin për herë të parë në një gjysmëfinale të një Kampionati Evropian.
Koha e rregullt ishte mbyllur 1-1, ku Zvicra e para kaloi në epërsi me Embolon, por që Saka barazoi gjithçka.
Në këtë ndeshje, Xhaka ishte ai që luajti për 120 minuta, kurse Shaqiri u inkuadrua në minutën e 110-të, e i cili shënoi në penallti, por s’ishte e pamjaftueshme.