‘Anëtarësimi i Kosovës në NATO, thelbësor për të penguar luftën’

0
281

Analisti i njohur Janusz Bugajski ka reaguar pas raportimeve se Serbia është furnizuar me raketa kineze.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është udhëzuar nga homologu i tij rus Vladimir Putin për destabilizim të Ballkanit.

“Vuçiq është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar luftën”, ka shkruar Bugajski.

Serbia mori një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë.

Gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, e për të cilat thuhet se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Kabineti i Presidencës së Vjosa Osmanit dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kanë reaguar duke thënë se është e papranueshme blerja e armëve të Serbisë nga Kina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here