Anësori i sulmit i qetëson të gjithë para Serbisë: Do jem gati!

0
122

Arbër Hoxha po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Anësori i sulmit kuqezi, po luan rregullisht me Dinamon e Zagrebit, duke shënuar e duke dhënë asiste. Por në ndeshjen e fundit, futbollisti pësoi një dëmtim që shqetësoi jo pak stafin e Kombëtares, kur na ndajnë disa ditë nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Serbisë.

Megjithatë, ka qenë vetë lojtari i ai cili nëpërmjet një intervistë të dhënë për “24Sata”, ka theksuar se rikuperohet që për ndeshjen e të enjtes, atë ndaj Makabi Tel Aviv që ekipi i tij luan në Ligën e Europës.

“Mos u bëni merak, unë do të jem gati për Makabin të enjten. Dhe nuk jam ankuar asnjëherë, as kur nuk po luaja. Kovaçeviç më ka besuar që në ditën e parë këtu.

Jam shumë i gëzuar, më në fund gjithçka po shpërblehet. Që kur erdha te Dinamo, unë jam stërvitur në maksimum, kam besuar te vetja ime dhe nuk jam ankuar asnjëherë. Unë thjesht po pritja shansin tim, besoj se tani ka ardhur momenti im”, tha anësori i sulmit i cili regjistron 2 gola dhe 2 asiste në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur me Dinamo Zagreb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here