Andrea Pirlo emërohet trajner i United FC në Dubai

0
87

Andrea Pirlo, legjenda e futbollit italian dhe ish-mesfushori i Milanit e Juventusit, është zyrtarizuar si trajneri i ri i klubit United FC, një skuadër ambicioze me bazë në Dubai, shkruan 04 Online.

Pirlo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, e cila do ta mbajë në krye të ekipit deri në verën e vitit 2027. Presidenti i klubit, Ilie Cebanu, u shpreh i entuziazmuar për këtë emërim:
“Jemi krenarë ta mirëpresim Andrea-n në familjen United FC. Ai mishëron vlerat dhe ambiciet tona dhe besojmë se do të jetë një figurë kyçe për të na çuar në një nivel tjetër.”

United FC është një klub i ri në skenën futbollistike të Emirateve të Bashkuara Arabe, i themeluar në shtator të vitit 2022. Në pak kohë, skuadra ka bërë hapa të mëdhenj, duke u ngjitur nga divizioni i dytë dhe duke siguruar qëndrimin në elitë për sezonin 2025-26.

Për Pirlo-n, kjo është eksperienca e katërt si trajner në nivel të parë, pas aventurave me Juventusin në Serie A, Fatih Karagümrük në Turqi dhe së fundmi me Sampdorian.

Debutimi i tij në pankinën e United FC është planifikuar për 20 shtator, kur skuadra do të përballet me Al Dhaid në kuadër të divizionit të parë të Emirateve./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here