Sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës, Andi Zeqiri, pritet të jetë një nga emrat interesantë të merkatos së verës. Sipas të përditshmes zvicerane Blick, 26-vjeçari i ka bërë të qartë klubit të tij aktual, Genk KRC, se dëshiron të largohet, shkruan 04 Online.
Zeqiri ishte shumë pranë transferimit te Borussia Monchengladbach, por bisedimet nuk u finalizuan, duke i hapur rrugën kontakteve me skuadra të tjera. Klubi belg e ka vlerësuar kartonin e tij me rreth 3 milionë euro.
Sezonin e kaluar, sulmuesi shqiptar u aktivizua si i huazuar te Standard Liege, duke lënë gjurmë në kampionatin belg. Tashmë, e ardhmja e tij pritet të zgjidhet në javët në vijim, me disa klube që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij./04 Online