Gara për fizikanin e ri e organizuar nga Shoqata Kosovare e Fizikës ka përfunduar dje, dhe për këtë janë shpallur çmimet për tre vendet e para.
Andi Mala, nga fshati Mushtisht i Suharekës, nxënës i klasës së 12 në shkollën “Mehmet Akif” e ka zënë vendin e parë në nivel republike. Përveç Malës, është edhe nxënësi Skender Krasniqi nga gjimnazi “Gjon Buzuku”, i cili e ka zënë vendin e parë në nivel vendi për klasat e 11.
E për këtë rezultat është ndier krenare drejtoresha e arsimit pranë Komunës së Prizrenit, Luljeta Veselaj – Gutaj.
“Sot jam shumë krenare, jo vetëm për ata që marrin medalje, por edhe për mësimdhënësit që kanë kontribuar në kontinuitet me përkushtimin e tyre
Secili prej tyre është burim i pastër frymëzimi, reflekton energji pozitive dhe na motivon edhe më shumë në punën tonë të përditshme”, ka thënë Veselaj Gutaj.
E sigurisht për këtë rezultat është ndier krenar edhe babai i Andit, Luani.
“Krenar me ty Andi Djali im urime kualifikimi ne vend të parë ne Garat Shteterore te Kosovës në Fizik dhe të dëshiroj përfaqësim Dinijtoz te Shtetit tonë në Botë ose Europë. Suksese Andi Mala“, ka shkruar në profilin e tij, Luani./04 Online