Carlo Ancelotti konfirmon se Ferland Mendy nuk do të jetë i disponueshëm kur Real Madrid të përballet me Atalanta-n në Champions League, por siguron se Jude Bellingham ishte “thjesht i lodhur.”
Skuadrat do të përballen në një ndeshje të madhe në Gewiss Stadium në Bergamo, të martën në orën 21:00.
Në një kthesë të papritur ngjarjesh, Real Madrid ndodhet në vendin e 24-t në tabelë, ndërsa Atalanta mban vendin e pestë dhe është pranë sigurimit të një vendi në fazën e 1/16-ve.
Pozita e Ancelottit ishte konsideruar në rrezik, megjithatë ai arriti t’i drejtojë ata drejt një fitoreje 3-0 mbrëmjen e sotme në fushën e Girona-s.
Bellingham dha një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi për herë të pestë radhazi, por fytyrat e shqetësuara u panë kur ai u largua nga fusha duke çaluar në minutat e fundit.
“Bellingham është mirë, ishte vetëm pak i lodhur dhe preferuam të mos rrezikonim në minutat e fundit,” siguroi Ancelotti në një konferencë për shtyp.
“Megjithatë, Mendy duket se ka një problem muskulor dhe duhet të vlerësohet. Mund të them me siguri që ai nuk do të jetë i disponueshëm në Bergamo.”
Rodrygo gjithashtu është në dyshim dhe mbeti në qendrën stërvitore të Valdebebas për të punuar mbi formën e tij fizike, por Ancelotti thekson se ai pritet të udhëtojë drejt Italisë.
Kjo fitore e vendos Real Madrid sërish pranë kryesuesve të La Liga-s, Barcelona-s, ndërsa ata kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
“Ne po rikthehemi gradualisht, tani duhet vetëm të vazhdojmë kështu,” përfundoi trajneri italian.
Atalanta ka fituar nëntë ndeshjet e fundit radhazi në Serie A, duke mundur Milanin 2-1 të premten.