Ancelotti siguron se Vinicius s’e ka ndërmend të largohet

0
51

Vinicius Junior thuhet se e ka marrë një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite.

Një klub i atjeshëm ia ka ofruar një rrogë vjetore prej 200 milionë eurosh, me një kontratë pesëvjeçare, që nënkupton se braziliani do t’i merrte 1 miliard euro për këtë periudhë, plus do të bëhej ambasador i Arabisë Saudite në organizimin e saj të Kupës së Botës 2034.

Nga ana tjetër, Real Madridi do t’i përfitonte deri në 300 milionë euro nga shitja e kartonit të tij, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, gjithçka ka frenuar trajneri Carlo Ancelotti, i cili siguron se ylli i skuadrës s’e ka ndërmend të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Por, nëse, sipas trajnerit italian, lojtari më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA ndërkohë e ndërron mendjen, askush nuk do të tentojë ta pengojë atë.

“Oferta saudite për Vinicius? Mund t’ju them se Vini Jur dëshiron të qëndrojë këtu. Dhe të fitojë tituj me Real Madridin”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Nëse lojtari e lë Realin për klubin saudit? Unë kuptoj gjithçka në futboll. Njëjtë siç e kam kuptuar edhe vendimin e Toni Kroosit. Por, Vinicius dëshiron të qëndrojë këtu dhe e ka zgjedhur lavdinë”, përfundoi Ancelotti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here