Sipas trajnerit më të suksesshëm në histori të Real Madrid, për nga numri i trofeve të fituar, Xabi Alonso nuk arriti të ketë sukses në Madrid për shkak të mungesës së kohës së mjaftueshme për të zbatuar metodat e tij.
Carlo Ancelotti, që aktualisht drejton Kombëtaren e Brazilit, ka folur për situatën e Alonsos, i cili u shkarkua pas disa muajsh në krye të klubit madrilen.
“Ai ka hasur vështirësi”.
“Fryma e adaptimit është një komponent shumë i rëndësishëm në punën e një trajneri dhe përpjekja për të rikrijuar një atmosferë kërkon kohë, kohë që jo gjithmonë mund të arrihet”.
Ancelotti u pasua te Real Madridi nga Alonso, i cili u largua pas vetëm tetë muajsh në drejtim të skuadrës.
Ndërkohë, trajneri aktual, Álvaro Arbeloa, thuhet se po ndjek metodat e Ancelottit, një qasje që ka dhënë rezultate pozitive deri tani.
Megjithatë, Real Madrid pritet të ketë një trajner të ri gjatë verës, pasi nuk besojnë te Arbeloa për një projekt afatgjatë, ndonëse kjo mund të ndryshojë nëse ai arrin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.














































