Carlo Ancelotti besohet të jetë i pranishëm në bisedat me Manchester United për t’u bërë trajneri i tyre i ardhshëm.
Hierarkia e United aktualisht po punon për të pasur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, me trajnerin aktual të përkohshëm, Ralf Rangnick, i vendosur të kthehet në stafin teknik.
Mendohej se Luis Enrique, Erik ten Hag dhe Mauricio Pochettino ishin tre emrat në kuadër, por tekniku i Real Madridit, Ancelotti është gjithashtu një opsion.
Ancelotti është nën presion në kryeqytetin spanjoll pas paraqitjes së dobët të skuadrës së tij në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Dhe marrëdhënia e tij e fortë me Sir Alex Ferguson – që ende ka ndikim në Old Trafford, pavarësisht se u largua nëntë vjet më parë – mund të jetë një faktor.
Një tjetër mund të jetë lidhja e Ancelottit me Cristiano Ronaldon, me çiftin që kanë përjetuar sukses në Real Madrid së bashku, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2014.
Çfarëdo që të vendosin Djajtë e Kuq, kjo mund të provokojë një garë drejtuese, me Pochettino që përflitet se do të jetë interesant për Real Madridin nëse zgjedhin të largojnë Ancelottin, /Gazeta Express