Carlo Ancelotti ka folur pasi ka fituar Kupën Ndërkontinentale me Real Madridin, pasi sonte mposhti Pachucan, me rezultat 3-0.
Tekniku italaian është bërë trajneri më i suksesshëm në histori të klubit mbretëror, me plot 15 trofe të fituar shkruan IndeksOnline.
Ai ka fituar disa çmime individuale këtë vit, si trajneri i vitit nga në ceremonin e Topit të Artë, e po ashtu të marten mbrëma u shpall trajneri i vitit nga FIFA.
E Ancelotti pas ndeshjes me Pachucan tha se ky ishte një vit fantastik.
“Ka qenë një vit fantastik. Kemi pasur vështirësi të ndryshme dhe vazhdojmë t’i kemi, si lëndimet e Courtois , Militão , Carvajal. E kemi mbyllur vitin shumë mirë dhe kjo na jep besim dhe motivim që të përpiqemi të vazhdojmë të kemi rezultate shumë të mira në 2025.
Historia, tradita e klubit dhe cilësia e lojtarëve që kemi do të thotë se duhet të përpiqemi të fitojmë të gjitha garat. Ky është qëllimi ynë: të përpiqemi të konkurrojmë. “Ne kemi pasur fatin, angazhimin dhe forcën për të fituar kaq shumë tituj në 2024. Kjo na mbush me besim për të vazhduar konkurrencën në 2025.”, ka deklaruar Ancelotti.