Federata Braziliane e Futbollit (CBF) vazhdon përpjekjet për ta sjellë Carlo Ancelottin në krye të Kombëtares, pavarësisht ngecjeve në negociatat e fundit. CBF kërkon që emri i trajnerit të ri të zyrtarizohet sa më parë, në mënyrë që të nisë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguait, shkruan 04 Online.
Në rast se marrëveshja me trajnerin italian dështon, federata ka gati dy alternativa serioze si Jorge Jesus, i larguar së fundmi nga Al-Hilal, dhe Abel Ferreira, i cili po shkëlqen me Palmeirasin.
Rodrigo Caetano, koordinatori i ekipit kombëtar, theksoi se zgjedhja e trajnerit është një çështje me prioritet kombëtar dhe synojnë ta finalizojnë brenda pak ditësh.
Pas largimit të Dorival Juniorit në mars, Brazili mbetet pa përzgjedhës dhe Ancelotti vazhdon të shihet si zgjedhja kryesore./04 Online