Carlo Ancelotti pritet të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni, përveç nëse ndodh ndonjë përmbysje e papritur, shkruan 04 Online.
Humbjet e rënda ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe rezultatet e dobëta në ndeshjet vendimtare kanë bërë që presidenti Florentino Perez të humbasë besimin te tekniku italian.
Pavarësisht mbështetjes së mëhershme dhe një fitore të thellë ndaj Gironës, eliminimi evropian duket se ka qenë pika e fundit.
Sipas “Cadena SER”, klubi tashmë ka nisur kontaktet me trajnerë të rinj, ndërsa Ancelotti pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit. Dështimi për të gjetur balancën në fushë me treshen Vinicius-Rodrygo-Mbappe ka qenë vendimtar në sezonin zhgënjyes të Los Blancos./04 Online