Ancelotti debuton me barazim: Brazili ndalet nga Ekuadori në kualifikueset për Botërorin 2026

0
104

Carlo Ancelotti e ka nisur aventurën e tij me Kombëtaren e Brazilit me një barazim pa gola, në një ndeshje të vështirë ndaj Ekuadorit, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan 04 Online.

Në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, “Seleçao” nuk arriti të gjejë rrjetën, pavarësisht dominimit të pjesës më të madhe të lojës dhe disa rasteve të mira për gol. Ekuadori u tregua i disiplinuar në mbrojtje dhe rezistoi me sukses ndaj presionit të Brazilit gjatë gjithë takimit.

Ky ishte testi i parë i Ancelottit në krye të një kombëtareje, pas një karriere të lavdishme në nivel klubesh, përfshirë së fundmi edhe Real Madridin. Italiani pritet të sjellë një qasje më të balancuar dhe strategjike në lojën e Brazilit, por debutimi i tij dëshmoi se rruga nuk do të jetë e lehtë.

Brazilianët do të kërkojnë fitoren e parë nën drejtimin e Ancelottit më 11 qershor, kur do të përballen me Paraguain – një ndeshje që tashmë ka rëndësi të veçantë për rikthimin e besimit dhe ritmit në garën drejt Botërorit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here