Carlo Ancelotti, për herë të tetë në karrierë në gjysmëfinale të Champions League-s si trajner. Tekniku italian arrin sa i përket kësaj statistike Josep Guardiolën dhe Jose Mourinhon, por 62-vjeçari ka një të dhënë të pazakontë: është trajneri i vetëm që arrin në gjysmëfinale në katër 10-vjeçarë të ndryshëm.
Në përfundim të një sfide të pazakontë (2-3), që zgjati më shumë se 120 minuta, Ancelotti u shpreh me krenari:
“Vuajtëm shumë, por Reali i Madridit nuk vdes kurrrë. “Bernabeu” është magjik, të jep mundësinë të bësh gjëra që pak persona mund t’i bëjnë.”
Vendimtarë me lojën e tyre Modric dhe Benzema:
“Karim është i jashtëzakonshëm, por ndaj Chelsea-t nuk do të mjaftonte vetëm ai. Për mua ishin të gjithë shumë të mirë: Camavinga, Kroos dhe të tjerët. Modric ishte magjik, sidomos me atë asist.”/SS