Analisti amerikan: SHBA dhe BE po e ndezin fitilin duke i bërë presion Kosovës për Asociacionin

0
158

Analisti amerikan, Janusz Bugajski pretendon se ShBA dhe BE po ndezin fitilin ballkanik.

Bugajski ka theksuar se kjo po bëhet duke i bërë presion Prishtinës për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Në një artikull të “Geopost”, Bugajksi ka thënë se mbështetësit e Asociacionit pretendojnë se nuk do të shkelet kushtetuta e Kosovës, por në praktikë mund të ketë pasoja të rënda negative.

Bugajski ka deklaruar se çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësi etnike në të cilën siç pretendon ai, shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është recetë për konflikt. /Insajderi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here