Prej disa kohësh kanë dalë fjalë për një lidhje dashuria mes Ana Likës dhe futbollistit shqiptar Amir Rrahmani.
Ai është 26 vjeç dhe luan me ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.
E ftuar në emisionin “Why Not”, Ana e ka pranuar publikisht lidhjen me futbollistin, por pa dhënë shumë detaje.
Roza Lati: A je e dashuruar?
Ana Lika: Jam shumë e lumtur, kjo i përmbledh të gjitha.
Roza Lati: Kanë dalë fjalë për një lidhje dashurie me një futbollist.
Duke marrë parasysh që jeni në të njëtat lokacione edhe do donim të dinim nga ana jote, pasi kanë dalë këto lajme sa zemra çunash ke thyer?
Ana Lika: Besoj se do kem thyer shumë zemra çunash, por mund të kem thye edhe zemra gocash.
Roza Lati: Ti nuk do t’i përgënjeshtrosh këto lajme?
Ana Lika: Unë nuk po them asnjë gjë, tani nuk të dëgjoj fare nga ky xhami.