Historia e Anës dhe Kevinit, që ka tërhequr gjithmonë vëmendje, duket se po shkëlqen më shumë se kurrë. Pas shumë uljeve dhe ngritjeve, çifti shihet sërish së bashku, duke reflektuar lumturi dhe harmoni, shkruan 04 Online.
Në një postim të fundit, Ana ka zbuluar se ndodhet në Suedi, në shtëpinë e Kevinit, duke ndarë pamje të veçanta që konfirmojnë afrimin e tyre. Ky moment ka ngrohur zemrat e fansave, të cilët gëzojnë për çiftin dhe romancën e tyre të ripërtërirë.
Aventura e tyre në Suedi duket se ka sjellë një frymë të re në lidhjen e tyre, duke i bërë të shfaqen më të afërt dhe më të lumtur se kurrë./04 Online