Skuadra e Manchester Unitedit u eliminua mbrëmë nga EFL Cup, pasi u mposht me spektakël 4:3 ndaj Tottenham Hotspurit.
Trajneri Ruben Amorim pas ndeshjes foli për rastin Marcus Rashford, të cilin nuk e ftoi fare për këtë përballje, shkruan Indeksonline
Tekniku portugez tha se zgjedhjet që po i bën janë në të mirë të klubit.
“Sipas mendimit tim, lënja jashtë e Rashfordit nuk është aspak gabim.
“Duhet të bësh përzgjedhje, djemt që hynë brenda në fushë, ndryshuan lojën. Nuk ishte gabim, sepse po bëj më të mirën për ekipin tim. Pra, mënyrën time për të bërë gjëra”, u shpreh Amorim
Kujtojmë që Rashford pritet të jetë një prej lojtarëve që do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ose në fund të sezonit ose gjatë janarit.