Trajneri portugez Ruben Amorim pësoi humbjen e tij të dytë si trajner i Manchester Unitedit.
Mbrëmë u mposhtën në “Old Trafford” nga skuadra e Nottingham Forestit, dhe portugezi tha disa fjalë motivuese rreth portierit të tij, Andre Onana, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë.
“André na ka shpëtuar shumë herë!”. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë kur ndodh gabimi. Duhet ta kthejmë atë për të ndihmuar portierin tonë. Në të njëjtën mënyrë ai na shpëton në Ipswich”, u shpreh Amorim.
Kujtojmë që kjo ndeshje është mbyllur me rezultat 2-3 me golat e shënuar nga Hojlund dhe Bruno Fernandes për vendasit, dhe Milenkovic, Gibbs-White dhe Wood për mysafirët./IO