Harry Maguire është shndërruar në një lider të mbrojtjes te Manchester Unitedi në këtë kohë krize.
Anglezi, i cili shpesh ishte një objekt talljeje në futboll, për paraqitjet e dobëta ndër vite tashmë ka marrë një rol lideri nën urdhërat e portugezit, Ruben Amorim.
Madje portugezi tha se Maguire e meriton të ftohet përsëri nga “Tre Luanët” për ndeshjet e marsit.
“Harry Maguire e meriton të thirret nga Anglia, por varet nga Tuchel. Performancat e tij për momentin janë mjaft të mira dhe ju mendoni se ai është më shumë një lider tani që mund të ndihmojë një ekip kombëtar, kështu që shpresoj që ai të jetë në ekipin kombëtar në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Amorim
Maguire, këtë sezon ka bërë 27 paraqitje me Unitedin dhe ka shënuar 3 gola, duke qenë startues i padiskutueshëm për skuadrën e Ruben Amorimit në të gjitha garat./IO