Ndoshta është një sezon për t’u harruar për Ruben Amorimin dhe Manchester Unitedin.
“Djajtë e Kuq”, gjenden më afër zonës së rënies dhe larg top 10-shes, gjë që nuk i ka ndodhur asnjëherë Unitedit në shekullin 21.
Para përballjes me Evertonin, portugezi u pyet edhe për rikthimin e skocezit David Moyes si trajner ku po rimëkëmb skuadrën e tij.
“Gjëja e thjeshtë është që David Moyes po bën një punë më të mirë se unë”. Është mjaft e thjeshtë”, u shpreh Amorim.
Ndeshja mes Evertonit dhe Manchester Unitedit, do të zhvillohet sot në “Goodison Park”, në orën 13:30./IO