Amir Haliti, mbrojtësi 17-vjeçar që po lë gjurmë në FC Liria

0
450

Amir Haliti emër i njohur, një mbrojtës anësorë i djathtë në Liri të Prizrenit, është djaloshi i ri në moshë që po fiton vëmendjen në futbollin Kosovar. Vetëm 17 vjeç, ai ka treguar se është një lojtar cilësor me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe një disiplinë të madhe në çdo ndeshje.

I njohur për timingun e tij të saktë në tackle, Amiri është një pengesë e vështirë për sulmuesit kundërshtarë, ai jo vetëm që luan në mbrojtje, por gjithashtu po ndihmon shumë ekipin me organizimin e lojës dhe mbështetje të madhe në sulm.

Amiri me efikasitet dhe qëndrueshmëri në fushë e bën atë një lojtar shumë të besueshëm e të pazavendësueshëm në pozicionin e tijë.

Mbrojtësi i djathtë me numër 29, ka zemër të madhe dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë lojërave me klubin e tij, ai po tregon se është i gatshëm të luftojë për ekipin e tij deri në fund të sezonës 2024/25.

Amir Haliti është një talent i vërtetë në rritje, dhe me potencialin e tij, ai do të vazhdoj të sjellë suksese në të ardhmen e futbollit kosovar.

Një emër që padyshim do të ndiqet me vëmendje në vitet që vijnë!/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here