Amerika tërhiqet nga bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

0
121

SHBA nuk do të ndërveprojë më ndërmjetës në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke sinjalizuar një ndryshim në rolin e Uashingtonit në konfliktin e vazhdueshëm.

Tammy Bruce, zëdhënëse e departamentit, tha se SHBA-ja po ndryshon “metodologjinë se si kontribuon” në bisedime dhe nuk do të “fluturojë nëpër botë” për takime, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të fluturojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime”, tha Bruce.

“Tani u takon të dy palëve, ka ardhur koha kur ata duhet të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete se si t’i jepet fund këtij konflikti. Do të varet nga ato.”

Bëhet e ditur se zëvendëspresidenti JD Vance ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.

Vance tha Trump kishte sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, por se SHBA nuk do të udhëheqë më përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen.

Nuk do të shkojë askund… nuk do të përfundojë së shpejti”, tha ai.

“Tani do të varet nga ata që të arrijnë në një marrëveshje dhe të ndalojnë këtë konflikt brutal.”

Ndryshe, njoftimi shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e SHBA-së ndaj luftës, pas paralajmërimeve se do të tërhiqej nga roli i saj ndërmjetës nëse nuk do të arrihej përparim. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here