Samiti i procesit të Berlinit, pavarësisht premtimeve dy dekadshe për ta integruar rajonin e Ballkanit tani e tutje duhet ta ndërroj manualin e veprimeve. Ndërkaq, mesazhet e këtij Samiti, ani pse qëllimmira, pa një rood map të qartë për tejkalimin e problemeve që ende janë “gjallë” pas luftës së ndodhur në vitin 1999, mbetet vetëm një utopi! Sepse, në Ballkan kemi ende regjime hibride demokratike, të cilat duke shfrytëzuar vëmendjen e Washingtonit dhe Brukselit në vatrat tjera të nxehta, gabimisht lejuan rritjen e autokratëve (në Serbi dhe Shqipëri) lokal. Duke menduar kështu se rrumbullakimi i çështjeve dhe temave që i rrisin anonimizitetet ndërmjet shteteve mund të tejkalohen përmes autokratëve të regjur. Këto qendra globale, duke lejuar “frymarrje” aktive këtyre autokratëve tē kriminalizuar, në fakt e vonuan po edhe e pamundësuan si aktin e integrimit ashtu edhe procesin demokratizimit të vendeve të Ballkanit. Poashtu, duke e shkelmuar demokracinë dhe duke aktivizuar autokrat të shantazhuar, të kriminalizuar dhe padyshim edhe të korruptar u hap “deriçka” e ndikimeve të subjekteve me orientime pro-ruse dhe anti demokratike në këte pjesë qē po thuhet se i takon “zemrës” evropiane!
Ky Samit, përveç prezencës fizike të liderëve nuk pati asnjë vëmendje e premtim historik për të ardhmen e Ballkanit. Amerika dhe Evropa gabojnë rëndë kur vazhdojnë mbështetjen e tyre (materiale, politike e ekonomike) ndaj këtij tipi lidershipi politik (që mund t’i hasish vetëm në Lindje!) autokratik që përveç emrave tē përveçëm dhe klaneve klandestune mafioze nuk kanē asgjē pranē vetës sē tyre. Amerika dhe Evropa, duhet të stimulojnë, fuqizojnē dhe admirojnë nē vend të tyre, institucionet demokratike dhe kuadrot meritokratik që mund ta instalojnë demokracinë e njëmendët. Sepse, kjo qasje ani pse dukje të parë lē përshtypje lehtësuese dhe një rrugë më të shkurtër për ti vënë në rrogoz kontrolli, në faza afatgjata orientimi në këta tipa karizmatik e jo në parime, vlera dhe norma dhe institucionet tē dëshmuara demokratike, Ballkanin Perëndimor, mund ta vonoj dukshëm në proceset e reja integruese. Vonesa integruese është fakti dhe akti i cili mund të kompenzohet vetëm me demokratizimin e vendeve të këtij rajoni, e assesi me fuqizimin e autokracisē që bëjnë çdo gjë dhe përdoru gjitha mjetet për të monopolizuar si institucionet ashtu edhe çdo pore të jetës sociale, politike dhe atë ekonomike. S’këndejmi, Samiti i sotëm nuk e dha asnjë premtim të prerë për perspektiven, për afatet kohore, për agjensit, për përgjegjësit dhe për artikuluesit kompetent në procesin integrues. Samiti, poashtu nuk dha asnjë përgjigje në sferën “mirëmbajtjes” e mëtejme të atmosferës mobilizuese për qytetarët e rajonit. Sidomos në sferën ekonomike, ku ende u ngurrua që “kuleta” e BE-, mbeti disi vetëm si cilësim “karrote” (stimulimi)e më pak “shkopi”(ndëshkimi). Ndryshe, si mund te shpjegohet premtimi i tyre, që tërësisht varet jo nga shpejtësia e imponimit por nga kushtet që duhet ti plotësojnë vendet e Ballkanit. Një çështje tjetër qē mbeti e paprekur ishte edhe ajo e tensionimeve (që për eç kancelarit Sholc, askush nuk pati guxim ta thotë!) e cil ka të bëjë me problemet e natyrēs etnike (Serbia me Kosovën), natyrës fqinjësore (Shqipëria me Greqinë dhe Maqedonia e Veriut me Bullgarinë) dhe ato të natyrave sociopolitike. Thënë më thjeshtë; ky Samit përveç takimeve formale, nuk dha ndonjë premtim të prerë për perspektivën e qartë, pra, për një “rood map” decidiv ku taksativisht identifikohen; afatet, koha, akterët, dhe bartësit kryesor. , vonesat integruese nuk janë vetëm shkak i neglizhimit të njërës palë, por, edhe shkak i mos demokratizimit të mjaftueshëm këtyre vendeve. Sido kudo Demokracia nuk mund të ndalohet, e ilaçi më i mirë kundër autokracisë aktuale që është inauguruar tani e dy dekada në Ballkanin Perëndimor, është padyshim demokratizimi dhe shtensionomi i raporteve ndërshtetërore… Sidomos, për Kosovēn ndaj tē cilës u ushtrua agresion terorrist duke u cenua brutalisht sovraniteti e teritorialiteti i saj nga Serbia …
Shkruan: Fadil MALOKU – Profesor i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online