Amerika bën bashkë Kurtin dhe Vuçiqin?

0
176

Burime ndërkombëtare të Kanal10 kanë bërë të ditur se një takim i përbashkët Kurti-Vuçiq është dakorduar së shpejti në Bruksel.

Burimet thonë se ky takim do të organizohet me insistimin e State Departmentit amerikan dhe ai të pritet të mbahet në muajin shkurt.

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian si një ndërmjetësues i dialogut ende nuk është konfirmuar ndonjë lajm.

Së fundmi, kryeministri kosovar Albin Kurti ka pranuar në parim planin franko-gjerman duke e quajtur “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por ka refuzuar kategorikisht zbatimin e Asociacionit pa u përmbushur gjashtë kushtet e tij të bëra publike javën e kaluar.

Për një takim të radhës Kurti-Vuçiq as nga presidenca serbe s’ka ndonjë konfirmim deri më tash. Plani franko-gjerman ka nxitur reagime e përleshje fizike në Kuvendin e Serbisë ndërmjet opozitës dhe deputetëve të partisë së Vuçiqit.

Ndërsa mbrëmjen e sotme këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar planin evropian, në një bisedë telefonike që e ka pasur të premten me kryeministrin Albin Kurti.

Në një njoftim në Twitter, Chollet ka shkruar se zbatimi i atij planit do të sigurojë përfitime të rëndësishme për Kosovën e Serbinë.

Ky qëndrim i Chollet është mbështetur nga amabsadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here