Ambasadori i Spanjës në Serbi: Qëndrimi jonë për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

0
147

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë sot se qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Gjatë një takimi me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ambasadori spanjoll ka thënë se Spanja “vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkesat e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Ndërkohë, Vuçeviq e ka falenderuar Spanjën “për qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, si dhe për votimin e fundit “në lidhje me kërkesën e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here