Ambasadori francez: Qeveria të pranojë propozimin e BE-së për Asociacionin, është i balancuar dhe pozitiv

0
169

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se është koha e duhur për të themeluar edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, kjo është një marrëveshje e rëndësishme dhe ka potencial të madh për Kosovën.

“Është një marrëveshje e rëndësishme, ka potencial shumë të madh për Kosovën. Dhe ende, për arsye të ndryshme, gjërat nuk kanë lëvizur nga atëherë. Dhe çfarë ne shpresojmë, sidomos rreth temës dhe idesë së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do të kishte ndonjë progres. BE-ja ka bërë një propozim që është shumë i balancuar, pozitiv, funksional. Mendoj që është koha që autoritetet kosovare të veprojnë me këtë propozim”, thotë Guerot.

I pyetur për qasjen e Serbisë në dialog, dhe nëse është e gatshme ta njoh Republikën e Kosovës, ambasadori Guerot thotë se ka zëra pozitiv në këtë drejtim.

“Ka diskutime mbrapa deklaratave publike. Këtë të martë kishte diskutime mes dy kryenegociatorëve. Nuk po them që ka diplomaci të fshehur, por ne po flasim, dhe ne mendoj, ndërmjetësit e BE-së, dhe negociatorët e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës po zhvillojnë takime. Marrëveshja e shkurtit ishte propozuar pas iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, në shtator të vitit 2022, dhe ishte përkrahur me përfshirjen e madhe të BE-së. Ne mendojmë që së pari kjo marrëveshje është obliguese, së dyti në një mënyrë është detyrim për këtë, dhe në BE po diskutojmë si kjo mund të reflektojë në relacionet me Serbinë”, ka thënë ai për Tëvë1.

Më 18 mars në Ohër, marrëveshjes së arritur në Bruksel i është bashkangjitur edhe aneks-dokumenti i Zbatimit, i cili ka për qëllim që Kosova dhe Serbia të bëhen pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here