Ambasadori britanik shprehet i habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë: Duhet të luftohet pastrimi i parave

0
115

Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar të enjten në Prishtinë. Me këtë rast ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, tha se është habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovës. Për çka tha se është interesuar të dijë më shumë pse po ndodh një gjë e tillë.

Prandaj tha se institucionet duhet që të angazhohen në luftimin e pastrimit të parave, ngase pastrimi i parave mundëson që krimi të lulëzojë e kriminelët të jetojnë në luks.

“Është nder i madh të jem bashkë me ju në këtë ngjarje të lansimit. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm të luftimit dhe pastrimit të parave. Pastrimi i parave është diçka që ndodh nga rrugët e Prishtinës deri në rrugët e Londrës”.

“Pastrimi i parave mundëson krimin të lulëzoj dhe mundëson kriminelët të jetojnë në luks. Shkalla e pastrimit te parave në Britani është qindra miliarda. Çka është më e rëndësishme që kemi konstatuar që me JMLINK është bërë një sukses në parandalimin e krimit”.

“Jam habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, vetura të shtrenjta, dhe kam pyetur se si ka mundësi të ndodh kjo, nuk përputhet me të ardhurat dhe kjo është shenjë që duhet të hulumtohen këtë raste. Institucionet tuaja janë të gatshme që të fillojnë me këtë sfidë. Britania është e gatshme të punoj dhe të mbështet Kosovën në këtë drejtim. Kosova nga ky lansim do te del më e fortë”, ka thënë ai.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se aktivitetet e kundërligjshme duhet që të parandalohen e jo vetëm të luftohen.  

Për këtë ai kërkoi bashkëpunim ndërmjet institucioneve që të luftohet pastrimi i parave, raporton EO.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe prioritet kyç që kemi ne si Qeveri. Punën tonë në këtë drejtim e dëshmon më së miri renditja jonë si normat më të ulëta të ryshfetit dhe luftës së korrupsionit. Rrjeti i përbashkët është mundësuar falë mbështetjes nga Mbretëria e Bashkuar”.

“Pastrimi i parave bëhet përmes një procesi legjitim, nëse tatimi është paguar nuk do të shikohet mëtutje. Na duhet një bashkëpunim në mes institucioneve në aktivitet që të trajtohet dhe të shikohen nëse kemi të bëjmë me pastrimin e parave.  Aktivitetet e kundërligjshme jo vetëm të luftohet, por edhe të parandalohet”, Murati.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se parandalimi i aktiviteteve terroristë dhe pastrimi i parave mbeten sfidë, duke përmendur sulmin terroristë në Banjskë.

“Ministria në kuadër të Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar për të luftuar rrjetet kriminale brenda dhe jashtë vendit tonë. Ky rrejt do të na mundësojë që të parandalojmë aktivitet terroriste. Parandalimi i aktiviteteve terroriste dhe pastrimi i parave është sfidë për neve. Financimi i terrorizimit është sfidë për ne pasi që para një viti kemi pasur sulmin terrorist në Banjskë ku kemi pasur të gjitha provat që janë financuar për ta kryer këtë sulm për të destabilizuar vendin”.

“Duke ndërtuar mekanizma ne po vendosim Kosovën në një pozicion të fuqishëm për të parandaluar këto krime. Ky projekt ka potencial për të qenë një projekt i shkëlqyer. Si ministër shpreh mbështetjen time për këtë nismë dhe mbetemi të përkushtuar për të ndjekur me sukses krimet e organizuar dhe terrorizmin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here