Ambasadori amerikan në Reçak: Mohimi i mizorisë që ndodhi këtu është kthim prapa për rajonin

0
272

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mban mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999 kur në Recak u masakruan 45 shqiptarë.

Nga aty ai ka përmendur përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë dhe keqinterpretuar faktet rreth mizorisë që ndodhi këtu. Siç ka thënë Bill Clinton: Ky ishte një akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë”, është shprehur Hovenier, njofton Klankosova.tv.

“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”.

“Askush të mos e harroj dhe as mohojë atë që ndodhi këtu. Kjo ishte arsyeja se pse SHBA dhe aleatët u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës, të civilëve të pambrojtur dhe në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Besojmë se të gjithë popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe të sigurt”.

Hovenier nder të tjera ka cituar një Martin Luter King, liderit amerikan për të drejtat e njeriut “Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here