Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar perspektivat për vitin 2026 dhe hapat e ardhshëm në rrugën evropiane të vendit.
Orav ka vlerësuar procesin zgjedhor, duke theksuar se ai pasqyron një përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja.
“Një qeveri e formuar pa vonesa është thelbësore për të ruajtur momentum-in reformues dhe për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës,” është shprehur Orav në një postim në “X”.
Ai ka bërë thirrje gjithashtu për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së, duke theksuar se përfitimet do të jenë të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Ratifikimi i shpejtë i marrëveshjeve të Planit të Rritjes do të mundësojë që përfitimet konkrete të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës,” ka deklaruar shefi i Zyrës së BE-së.
Në këtë kontekst, Orav ka riafirmuar se dalogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për progresin e të dyja palëve drejt integrimit evropian.
“Dialogu për normalizim mbetet një element i domosdoshëm për përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugët e tyre drejt Bashkimit Evropian,” ka përfunduar ai. /Telegrafi/
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2011390210370937041&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fambasadoret-e-be-se-takojne-kurtin-pa-dialog-me-serbine-nuk-ka-perparim-ne-integrimin-evropian%2F&sessionId=0211df3d1a49506be01bc40bc8d87fdd5065c4fc&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px













































