Ambasada e Gjermanisë ka kujtuar përvjetorin e 26-të të çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar vendin si një histori suksesi në rritje të qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, Ambasada theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke vazhduar të mbështesë rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.
“Sot shënohen 26 vjet që nga fillimi i misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë, duke siguruar stabilitet dhe siguri në vend. Siç e ka thënë edhe Lord Roberton, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ‘qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të futej dhe refugjatët të ktheheshin,’” thuhet në njoftim.
Ambasada shtoi gjithashtu se “misioni u krye” dhe që nga shpallja e pavarësisë më 2008, Kosova ka arritur të bëhet një histori suksesi në zhvillim, duke forcuar stabilitetin dhe njohjen ndërkombëtare.