Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës

0
161

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

E pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se SHBA-të kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës përmes miratimit të National Defense Authorization Act (NDAA). Ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh.

Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/KosovoinUS/posts/pfbid04QhbVCNLWCiNJXiJsJVWMDXEyTgMcUBdS5njipZHHHyfza92zDVsEntmsyFurJdHl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here