Ambasada e Kosovës në Ankara me njoftim për shqiptarët pas tërmetit shkatërrues në Turqi

0
165

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pas tërmetit prej 7.8 shkallësh që ka goditur Turqinë, gjatë së hënës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë shprehur ngushëllime popullit turk.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka publikuar numat kontaktues për qytetarët e Kosovës të cilët në rastin e tërmetit janë ndodhur në Turqi.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Ndërkaq, sipas raportimeve të para, numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet./Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here