Ambasada britanike uron FSK-në për medaljen e argjendtë në ‘Cambrian Patrol’: Krenarë që e mbështetëm

0
103

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka uruar ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së argjendtë në garën prestigjioze Cambrian Patrol në Uells.

Në urimin e saj, Ambasada ka theksuar se është “krenari mbështetja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesëmarrjen në prestigjiozen Cambrian Patrol, një nga stërvitjet më të vështira ushtarake në botë”.

Po ashtu, Ambasada ka deklaruar se mezi pret t’i shohë këta pjesëtarë të FSK-së që ta rikthejnë përvojën e vlefshme dhe të vazhdojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Tutje, në njoftim theksohet se kjo ngjarje ndërkombëtare sfidon pjesëmarrësit mbi qëndrueshmërinë, lidershipin dhe aftësitë taktike në kushte ekstreme.

“Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së pasqyron profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në rritje për përsosmëri, dhe jemi të kënaqur kur i shohim ata të përfaqësojnë Kosovën në një skenë kaq kërkuese globale.”, thuhet në urim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here