Ambasada Britanike: Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të sillen para drejtësisë

0
147

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka reaguar ndaj sulmeve që grupet kriminale serbe i kanë kryer ndaj Policisë së Kosovës.

Në Twitter, kjo ambasadë ka thënë se autorët e këtij sulmi të tmerrshëm duhet të sillen para drejtësisë, raporton Klan Kosova

“Britania e Madhe dënon sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe kolegët e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar ambasada britanike.

“I urojmë shërim të shpejtë oficerëve të plagosur në sulm. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe për zgjidhje paqësore të situatës së vazhdueshme në Banjskë”, ka shkruar tutje.

Ambasada britanike shton se institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit.

“E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”, ka thënë ambasada britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here