Ambasada amerikane: DASH po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin

0
169

Në prag të fillimit të Javës Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit, raporton Express.

Në postimin e ambasadës thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat. #Java Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/959447976214256?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here